Formacioni më i mirë dhe më i dobët i Superiores në javën e fundit, mësoni notat e skuadrave nga Dinamo te Partizani
Java e 27-të u mbyll dhe u prodhuan disa rezultate surprizë. Dinamo fitoi me “poker” golash kundër Dinamos, ndërsa Elbasani fitoi me rezultat të pastër kundër Partizanit. “Panorama Sport” iu sjell notat për secilën skuadër, si dhe formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së fundit.

DINAMO 8.5- Fitoi derbin me Tiranën dhe u nxori këtyre të fundit, të gjitha problematikat. Blutë nuk u dorëzuan, edhe pse ishin në disavantazh. Lojtarët e Ilir Dajës u treguan me efikas përpara portës sesa kundërshtari dhe kjo u përkthye me 3 pikë. Duket sikur atë luhatjen e lehtë të para pak javëve, e kanë kaluar.
SKËNDERBEU 8- Korçarët treguan se “armët” i kanë ende ngritur dhe janë në “luftë” çdo javë për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë. I afron zonës “play out” me pike, sepse fitojnë kundër një rivali direkt si Bylisi. Patjetër që ndikoi edhe freskia që lojtarët titullarë kishin pasi u lanë të gjithë pushimin në eliminimin ndaj Dinamos në Kupë.
ELBASANI 8- Arrijnë të triumfojnë pas 6 ndeshjesh në kampionat duke thyer Partizanin e vendit të katërt dhe rihapur llogaritë për një vend në “Final 4”. Energjikë dhe duke luftuar në çdo cep të fushës, në Elbasan mund të ëndërrojnë për një vend në përballjet e Final 4 në kryeqytet në muajin maj, ku do të ndahet edhe titulli kampion.
VLLAZNIA 6.5- Pëson dy gola të shpejtë, por gjen forcën të reagojë në kundër Laçit duke treguar karakter si skuadër. Po kalon një formë të mire, sepse kishte raste edhe për ta përmbysur takimin. Notë maksimale edhe për lojtarët që u aktivizua nga stoli, sepse i dhanë një tjetër marsh skuadrës, sidomos në sulm.
TEUTA 6.5- Nuk arrin të mposhtet nga vendi i parë dhe e luan ndeshjen si e barabartë, ndoshta duke tentuar edhe surprizën në ndonjë moment. Rezultati i dytë pozitiv radhazi, edhe pse ndodhen ende në zonën e ftohtë, Teuta duhet të zgjidhë këtë javë këtë problem në Ballsh, në një ndeshje direkte kundër Bylisit.
LAÇI 6.5- Për mënyrën sesi shkoi ndeshja, Laçi mund të kishte mbrojtur më mirë rezultatin, por në kohët e fundit, skuadra e Morieros është më e bukur sesa agresive.
EGNATIA 6- Lushkja, Aleksi dhe Ndreca. Tre titullarë që munguan në duelin me Teutën dhe normalisht që kjo u reflektua në fushë. Megjithatë, nuk është justifikim sepse stoli ka alternativa plot. Pas ndeshjes në Korçë, Egnatia vijon me hapat fals.
TIRANA 4.5- Luan mirë deri në minutën e 60-të dhe mund ta fitonte ndeshjen, po të tregoheshin më të saktë përpara portës. Më pas brenda 10 minutave pëson një “fikje dritash” ku pëson 3 gola. Pasiguri!
PARTIZANI 4- Kurba është gjithmonë në rënie. Me drejtorin që bën trajnerin dhe me shumë lojtarë të rinj. Me sa duket, Partizani ka zgjedhur kohën e gabuar për të bërë eksperimente.
BYLIS 4- Luhatje të frikshme, mungesë dëshire dhe shthurje totale në fushë. Asnjë tentativë për të hyrë në lojë. E pranoi edhe vetë Mezani.
FORMACIONI MË I MIRË


FORMACIONI MË I DOBËT


PANORAMASPORT.AL













