Formacioni i mundshëm i Dinamos/ Tekniku detyrohet të bëjë ndryshime, blutë me mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2026 | 8:41

Formacioni i mundshëm i Dinamos/ Tekniku detyrohet të bëjë ndryshime, blutë me mungesa

Dinamo ka një përballje shumë delikate në trasfertë kundër Elbasanit. Sot, skuadra e drejtuar nga Daja do të synojë që të rikthehet te fitorja pasi në kampionat ka pësuar një humbje dhe ka marrë një barazim në dy ndeshjet e fundit.elbasani-dinamoVeç kësaj, mungesat në kampin blu janë të shumta, në të gjitha repartet, përveç sulmit e portës. Kështu, Aldo Teqja konfirmohet edhe një herë tjetër në portë, ndërkohë që Meksi do të jetë titullar në të djathtë të mbrojtjes.

Në qendër, pritet që Dita dhe Teikseria të japin kontributin e tyre teksa në krah të majtë, me shumë gjasa do të jetë Usni Ismaili, ish-mbrojtësi i Vorës i cili këtë sezon nuk ka pasur shumë minuta. Në mesfushë, Qardaku, Lorenco Vila dhe Gudiabi pritet që të jenë titullarë, ndërkohë që në sulm do të jetë Bregu nga e djathta e Nani nga e majta.

Në qendër të sulmit, titullar do të jetë sërish Guindo. Në stol, për Dinamon rikthehet Beqja, ku është natyrisht një vlerë e shtuar për blutë, pasi duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar pak javë më parë.

duiPANORAMASPORT.AL