Forma e shkëlqyer e futbollistëve shqiptarë/ Laçi asist në Francë, Ramadani fiton “in ekstremis”
Qazim Laçi është duke kaluar një formë të mirë në Francë dhe dje ka qenë protagonist në duelin për titullin e Ligës së Dytë. Mesfushori shqiptar, në takimin e djeshëm mes Ajakso dhe Lorient, ka krosuar saktë nga këndi një top që është shfrytëzuar nga një prej shokëve të tij.

Në minutën e 52-të, ish-kapiteni i Shpresave harkoi saktë drejt zonës një top që u shndërrua në gol nga Bajala. Kjo ishte një përballje me Lorientin që mbetet në kryesim, por tashmë me vetëm 2 pikë më shumë, teksa skuadra e shqiptarit ndjek në vend të dytë pas javës së 28- të.

Në Danimarkë, skuadra e Vejles së Ramadanit ka fituar me një gol të minutave shtesë, duke hedhur një hap të sigurt drejt ngjitjes në Superligën daneze.
PANORAMASPORT.AL













