“Flamurtarit i bëhet padrejtësi”, Memushi me akuza të rënda: Zoti na ndihmoftë, mbase nuk na kanë vënë në rreth!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 17:50

“Flamurtarit i bëhet padrejtësi”, Memushi me akuza të rënda: Zoti na ndihmoftë, mbase nuk na kanë vënë në rreth!

Asnjë tjetër më shumë se sa ai, nuk mund ti kuptojë padrejtësitë që i bëhen Flamurtarit në finale. Eqerem Memushi “i ka hequr edhe vetë në kurriz” kur drejtoi për herë të fundit vlonjatët.

memushii

Ish trajneri vlonjat i druhet prapaskenave edhe këtë sezon, pikërisht në këtë fazë ku ka mbërritur kampionati. Për “Panorama Sport”, Memushi thotë se përpara ndeshjes me Dinamon, trajneri Françekso Moriero duhet që të kërkojë nga lojtarët që të luajnë me zemër. “Ishallah Zoti na ndihmoftë mbase nuk na kanë vënë në rreth! E them këtë pasi nisem edhe nga fillimi i lojës, me atë gjykim që bëri ai që në 10-12 minuta lojë u jep dy kartonë të verdhë dy qendërmbrojtësve tanë, unë po e shikoja pak me tendencë. Me një javë trajneri nuk mund të ndryshojë asgjë. I kishte të gjitha mundësitë.

Trajneri tu shkojë në dhomat e zhveshjes dhe tu thotë dy fjalë: “Jeni djem, apo nuk jeni? Tani 90 minuta keni! Këto minuta ose ju çojnë për tu shpëtuar, ose ju çojnë në fund fare”, shprehet fillimisht Memushi.

NDRYSHIMI – Eqerem Memushi thekson se skuadra duhet që të ndyrshojë në mënyrë urgjente sistemin dhe modulin e lojës. Ish trajneri thekson se Flamurtari ka kualitetet por duhet që trajneri Moriero tu gjejë vendin e duhur. “Ne duhet të ndryshojmë urgjentisht edhe sistemin e lojës por edhe modulin e lojës. Këtë gjë duhet ta kishim bërë më përpara. Kemi 18 takime që drejton skuadrën Moriero dhe ka pasur kohën plotësisht në dispozicion, sikur edhe të eksperimentonte. Të sillte një sistem loje tjetër me një modul loje tjetër. Ne kemi kualitet në skuadër. Ai është trajneri dhe ai duhet të gjejë atë çelësin e ndryshimit”, shprehet ish trajneri.

ME EGNATIAN – Ish-trajneri Eqerem Memushi analizon edhe humbjen me Egnatian. Sipas tij, Flamurtari nuk diti që të të shfrytëzonte tërheqjen e kundërshtarit që në nisje të lojës ishte thuajse i dorëzuar. “Për mënyrën se si filloi ndeshja ne na dhanë një favor shumë të madh ata. Egnatia ishte futur ngushtë në 30 metrat e fushës së saj dhe na dha një mundësi që të ishim ne më agresivë, na lanë shumë terren. Ato minuta nuk ditëm që ti shfrytëzonim. Ato janë minuta deçizive për një skuadër. Mua mu dukën si të dorëzuar ata të Egnatias që në fillim. Pastaj mësuam se e kishin në shenjë proteste, ose mund të jetë mënyra e trajnerit që studion kundërshtarin, punë e tyre”, përfundon Memushi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL