Postuar: Qershor 18, 2025 | 17:45
Flamurtari i i Superiores me kushte optimale. Punimet në stadiumin e Vlorës, nis shtrimi i tapetit të ri
Vijojnë me ritme punimet në stadiumin e Vlorës. Dje nisi shtrimi i tapetit të ri të fushës, që është me bar natyral. Tapeti mbërriti nga Larisa e Greqisë dhe dje në Vlorë ishin edhe vetë ekspertët grekë, që po merren me rikonstruksionin e fushës.

Shtrimi i tapetit të ri pritet që të zgjasë rreth 10 ditë. Fusha e re do të jetë gati për nisjen e sezonit të ri futbollistik në fund të muajit gusht. Specialistët grekë garantojnë një fushë të një cilësie të lartë. Deri në muajin gusht, stadiumi do të jetë një kantier ndërtimi, ku do të vijojnë punimet edhe në tribuna. Impianti pritet të jetë tërësisht i rinovuar pas rikthimit të Flamurtarit në Superiore.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL













