“Fitorja ndaj Vllaznisë vlen 6 pikë”, zv.trajneri Glen Daja: Ju tregoj strategjinë që përdorëm
Zv.trajneri i Dinamos, Glen Daja, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH Sport”, në mungesë të trajnerit të parë, Ilir Daja. Në prononcimin e dhënë, Gleni ndër të tjera deklaroi:

“I uroj ekipeve të Superiores kampionat sa më të mbarë dhe lojë sa më fair-play. Kur luajmë mirë, luajnë të gjithë, për mua kanë meritë të gjithë lojtarë. Ishim vetëm 2 ditë nga Jagellonia, ishim të lodhur, kishim mungesa. Sot janë treguar fantastikë.
Vllaznia është nga ekipet më të forta të kampionatit. Fitorja me ta vlen 6 pikë. Menaxhuam mirë presionin që krijoi Vllaznia. Bregu, Guindo dhe Nani, kanë bërë jashtëzakonisht shumë mirë.
Vllaznia vjen në presing ultra ofensiv me 6 lojtarë. I kishim kërkuar Karambës dhe Vilës, mbështetje sa më të shpejtë. E bënë në mënyrë më të mirë të mundshme. Morëm atë që deshëm.
Nuk ishte e vështirë përgatitja nga ana psikologjike. Kemi bërë ndeshje të përkryer në Europë dhe kampionat, e kishim të thjesht përshtatjen. Rritmi i Europës të ndihmon shumë.
Ishte një strategji, ndërtonim nga poshtë dhe tentonim thellësinë. Ashtu e kishim punuar. Ishte strategji që ta tërhiqnim Vllazninë siper.
Presor Iliri ka komunikuar me pjesën tjetër të stafit, na ka ndihmuar pa fund. Ai është i pari në fund të fundit, ai vendos për gjithccka.
Jemi në rrugën e duhur për sa i përket merkatos, do t’ia le faqes së klubit për të prezantuar mbrojtësin e qendrës”, u shpreh Glen Daja.
PANORAMASPORT.AL













