Fitore me përmbysje! Një zëvendësues shënon 3 gola, kundërshtari i Egnatias tregon “dhëmbët” në kampionat
Skuadra e Breidablik, që është dhe kundërshtarja e Egnatias në turin e parë të Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e sotme ka triumfuar me përmbysje 1 me 4, ndaj Stjarnan, në duelin e vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit elitar islandez.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Uaren në minutën e 8-të, ndërkohë që Breidabliku përmbysi gjithçka në fragmentin e dytë teksa të 3 golat u shënuan nga Kristinson. I hedhur nga stoli në minutën e 67-të, sulmuesi 26-vjeçar arriti të rëmbente skenën duke tundur rrjetën në minutat 70, 77, 85. Ndërkohë që golin që “vulosi” sfidën e shënoi Bjarnason në minutën e 94-t.
Për sa i përket renditjes, Breidablik, mban vendine dytë me 26 pikë, po aq sa Vikingur i vendit të parë, që ka një ndeshje më pak.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













