Fitoi 5 trofe në Rrogozhinë, mesfushori dhe Egnatia ndajnë rrugët pas 3 sezonesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2025 | 20:30

Fitoi 5 trofe në Rrogozhinë, mesfushori dhe Egnatia ndajnë rrugët pas 3 sezonesh

Mesfushori Arbin Zejnullai nuk është më pjesë e skuadrës së Egnatias.

EKSKLUZIVE/ "Egnatia dhe Partizani janë dy ekipet më në formë, Dinamo ka reflektuar", Arbin Zejnullai: Synimi im? Të shënoj më shumë se sezonin e kaluar - ARKIVA

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, 26-vjeçari dhe kampionët e vendit nuk kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Në korrik të 2022-it ai firmosi një kontratë 3-vjeçare, deri në 30 qershor të 2025-ës, por mesa duket palët kanë vendosur të ndajnë rrugët dhe mos rinovojnë.

Mesfushori është një nga liderët e skuadrës dhe ka arritur të fitojë 5 trofe me rrogozhinasit, 2 Kupa të Shqipërisë, dy kampionate dhe një Superkupë.

PANORAMASPORT.AL