Postuar: Maj 7, 2025 | 10:04
Finalja e vogël e Superiores, konfirmohet data dhe stadiumi ku do të luhet Dinamo-Partizani
Ndeshja Dinamo-Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në “Abissnet Superiore”, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.
Vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet e Dinamos dhe Partizanit.
PANORAMASPORT.AL













