FIFA heq pezullimin e pazakontë, zyrtarizohet vendimi për kombëtaren ku luan sulmuesi i Partizanit
FIFA ka vendosur të heqë pezullimin për kombëtaren e Kongos. Përfaqësuesja ku luan Arshonzh Bintsuka nuk mund të luante një ndeshje zyrtare nga shkurti i këtij viti.

Ky vendim ishte marrë nga FIFA pas konsultimit me Federatën e Afrikës, që tregonte për ndërhyrjen e politikës te Federata e Kongos. Bintsuka nuk pati mundësinë kështu të tregojë aftësitë e tij te përfaqësuesja kombëtare.
22-vjeçari fitoi ftesën tek ekipi i parë në vitin e kaluar. Talenti i Partizanit është pa kontratë ndërkohë pas përfundimit të këtij sezoni.
Bintsuka ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 6 të tjerë në dy edicionet e fundit. Dhe pse shifrat në 79 ndeshje nuk janë të larta, e tregojnë atë si lojtarin që ka shënuar më tepër te “demat” në këtë periudhë.
PANORAMASPORT.AL













