Postuar: Mars 2, 2025 | 19:51
Erzeni merr fitoren e dytë në Kategorinë e Parë, shuhen shpresat e Valbonës në Vorë
Erzeni ka mposhtur Valbonën me rezultatin 2-1. Golat e Bespallov dhe Barutit i dhanë Erzenit fitoren e dytë në këtë sezon.

Goli i Takës për Valbonën në Vorë nuk mjaftoi. Pas 25 javësh të luajtura në Kategorinë e Parë, Valbona ka 13 pikë si vend i 11-të dhe Erzeni mbyll renditjen me 11 pikë.
Kukësi si rival më i afërt mbetet 8 pikë para Valbonës, që tashmë shpresat për të mbijetuar i ka thuajse të shuara.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ERZENI 2-1 VALBONA (Në Vorë)
29 Bespallov, 78′ Baruti / 40 Taka

PANORAMASPORT.AL













