Erdhi verën e kaluar dhe shënoi vetëm 3 gola, futbollisti kërkon largimin nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2025 | 21:21

Erdhi verën e kaluar dhe shënoi vetëm 3 gola, futbollisti kërkon largimin nga Tirana

Një tjetër lojtar nuk kërkon të qëndrojë te Tirana. Pikërisht Qëndrim Ismajli, i cili, sipas burimeve jozyrtare në klub, u ka paraqitur një kërkesë bardhebluve për të prishur kontratën me konsensus.The troubles continue, the Kosovar player is not allowed to travel to Georgia - KOHA.netArsyet e kësaj lëvizjeje nuk zbulohen, por është marrë vesh se mbrojtësi i majtë ka kontaktuar drejtuesit dhe ka kërkuar prej tyre që ta lënë të lirë. Një veprim ky që ngjall habi, por nëse është i vërtetë, nga ana tjetër vë në vështirësi bardheblutë nëse e lënë të largohet nga skuadra. Mësohet se, me shumë mundësi, klubi do ta mbajë në ekip, pasi është larguar edhe Përgjoni dhe në krahun e majtë hapet një gropë, por nuk është çudi që mbrojtësi të ndajë rrugët me bardheblutë.

Ismajli erdhi verën e shkuar nga Gjilani. Ai në pjesën e parë të sezonit luajti 23 takime, duke shënuar 3 gola, dhe qenë në fushë 1562 minuta. Lojtari nga janari e në vazhdim u dëmtua dhe nuk arriti të luante. Futbollisti do të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik.

KONFIRMOHEN PESË LARGIME – Tirana ka publikuar në rrjetet sociale pesë largimet e këtij muaji. Bardheblutë kanë ndarë rrugët me lojtarë në të gjithë repartet, me përjashtim të mesfushës. Kështu Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj nuk do të jenë pjesë e Tiranës për edicionin e ardhshëm. Përgjoni dhe Prengaj akoma nuk kanë gjetur ekipin e ri, ndryshe nga pjesa tjetër. Tirana është në prag të revolucionit. Nuk përjashtohen shitje të lojtarëve cilësorë që kanë mbetur, për t’u zëvendësuar me të tjerë që kanë kualitet për Superioren.

PANORMASPORT.AL