Empoli do Memushajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 14:38

Empoli do Memushajn

memushajPas transferimit të mbrojtësit shkodran Elseid Hysaj tek Napoli, Empoli si duket ka dëshirë të ofrojë një tjetër lojtar shqiptar.

Bëhet fjalë Ledian Memushajn. Mesfushori vlonjat zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Serinë B me Peskarën,  ku ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Serisë A.

Sipas mediave italiane, klubi toskan ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit, ndaj ka vendosur të hedhë hapin i pari për të blerë kartonin e shqiptarit.