Emërimi i Gegës në krye të Partizanit, drejtori Guranjaku: Mund të kishin pritur edhe pak, do t’i kishim kapur në renditje
Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Rubrikës Sportive”, ku analizoi ecurinë e ekipit të tij. Ndër të tjera Guranjaku nuk i kurseu as batutat për ndërrimin e trajnerit te Partizani:

“Elbasani viten mbas shumë vitesh në Superiore dhe vështirësitë e para i kishim planifikuar. Pavarësisht situatave të ndryshme, mund të themi që jemi në rrugën e duhur. Ky vit na shërbeu shumë edhe për të formuar skuadrën, e cila vitin tjetër do të ketë synime më të larta. Ky vit ska përfunduar akoma për ne, janë edhe 5 finale.
Ne do ta provojmë deri në fund katërshen, përderi sa janë pikët në lojë. Më pas të shikojmë se ku do ta përfundojmë kampionatin.
Edhe vendi i pestë do të ishte një pozicionim i mirë për ngritjen e themeleve. Ndoshta Partizani mund të kishte pritur edhe pak për ndërrimin e trajnerit, edhe 5 javë kishin ngelur (qesh). Do ta kishim kapur pak më shpejt në renditje.
Gjithsesi Partizani është një skuadër e fortë e mirë. Pas largimeve ndryshoi komplet. U largua boshti i skuadrës. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të bëjmë kampionatin tonë. Në fund të shikojmë.
Ndërrimi i trajnerit i jep skuadrës një përmirësim. Ana psikologjike e lojtarëve ndryshon. Gjithsecili nga lojtarët do të japë maksimumin për të zënë një vend në formacion. Për Partizanin afrimi i Gegës ishte lëvizja e duhur, ndërsa për ne ndeshta jo”, u shpreh Guranjaku.
PANORAMASPORT.AL













