Eliminimi nga Liga e Kampioneve, Egnatia duhet të presë një ditë për të mësuar kundërshtarin në Ligën e Konferencës
Egnatia është eliminuar në turin e parë të Ligës së Kampioneve nga Briedablik i Islandës dhe do të vazhdojë eksperiencën e saj ndërkombëtare në Ligën e Konferencës, ku do të luajë tashmë në turin e dytë. Por rrogozhinasit, nuk e dinë ende se me kë do të luajnë në javën e ardhshme në këtë turne.

Shorti ka caktuar që humbësi i çiftit Breidablik-Egnatia, do të luajë me humbësin e çiftit Dinamo Minsk-Ludogorets. Por ndeshja e dytë e këtyre dy skuadrave që do prodhojnë kundërshtarin e rrogozhinasve, do të luhet vetëm në natën e të mërkurës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Bullgari, është mbyllur me shifrat 1-0 për Ludogorets, që do të përpiqet të ruajë avantazhin në ndeshjen e dytë e cila luhet në Hungari meqë ekipet bjelloruse luajnë në fushë asnjanëse për shkak të luftës në Ukrainë.
PANORAMASPORT.AL













