Elbasani bën tri goditje, pritet një maqedonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:26

Elbasani bën tri goditje, pritet një maqedonas

Jaupi-ElbasaniZbardhen emrat e dy lojtarëve të Bylisit që do t’i bashkohen Elbasanit për këtë sezon. Bëhet fjalë për mesfushorët Emiljano Shehaj dhe Mateos Toçi.

Për 26-vjeçarin Shehaj, gjithçka është zyrtare, sepse ka mbërritur dje në Elbasan dhe ka takuar presidentin Arben Laze, ku edhe ka rënë dakord të jetë pjesë e Elbasanit. Ai nuk ka dalë ditën e djeshme në stërvitje, por sot do të vihet në urdhrat e teknikut Dosti. Për sa i përket mesfushorit tjetër, Mateos Toçit, ai ka dalë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, nga ku edhe ka prishur kontratën me ekipin e Bylisit.

Nuk mund të thuhet ende nëse Toçi do të firmosë me verdheblutë, duke qenë se u largua në fund të sezonit nga ky klub, por nëse do të gjendet gjuha e përbashkët midis palëve, atëherë mund të flasim për një rikthim të tij në radhët e verdhebluve. Përveç mesfushorit, me Elbasanin në stërvitje ka dalë edhe sulmuesi Damiano Sopjani, i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Turbinës. Edhe ky futbollist është pranë arritjes së marrëveshjes me klubin e Elbasanit. Mund të thuhet se brenda një dite Elbasani ka bërë tre përforcime të rëndë- sishme, të cilët mendohet se do t’i bëjnë punë skuadrës.

Maqedonasi

Ndërkaq, Elbasani pret një futbollist nga Maqedonia për t’iu bashkuar skuadrës për këtë sezon. Burime pranë klubit verdheblu pohojnë për “Panorama Sport” se këto ditë ai pritet të vijë në Elbasan dhe të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit. Mësohet se ky lojtar luan në repartin e avancuar dhe që mund t’i bëjë vërtet punë Elbasanit në këtë repart.