EKSKLUZIVE/ Zyrtare! 300 mijë euro për Partizanin nga Spanja, mesfushori sjell përfitimin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2026 | 23:33

EKSKLUZIVE/ Zyrtare! 300 mijë euro për Partizanin nga Spanja, mesfushori sjell përfitimin e madh

Maget Gueje vazhdon të sjellë të ardhura të konsiderueshme për Partizanin. “Panorama Sport” mëson se Partizani sapo ka përfituar 300 mijë euro të tjera nga mesfushori senegalez.

maget

Rejsing Santander siguroi dje ngjitjen në La Liga, ndërsa ky ishte dhe lajmi i shumëpritur te Partizani. Shkak janë bërë bonuset e parashikuara në kontratë.

Të kuqtë e shitën senegalezin për 500 mijë euro në verën e vitit 2024. Në edicionin e tij të parë në Spanjë u përfituan 100 mijë euro, pasi Rejsing shkoi deri në “play off”. Këtë vit erdhi shifra prej 300 mijë eurosh, duke qenë se në kontratë ishte firmosur për bonusin që do të jepej nëse arrihet rikthimi në La Liga brenda tre edicionesh.

Maget luajti rolin e tij në ngjitjen e Rejsing, që aktualisht mban vendin e parë në La Liga 2. Mesfushori 23-vjeçar ka fituar vendin e titullarit dhe në edicionin e ardhshëm mund të luajë mes më të mirëve të Spanjës. Me 900 mijë euro të përfituara deri tani dhe Maget që po bën mirë, Partizani e përmend si shembull suksesi. Kujtojmë se “demat” e zbulonin në vitin 2021, duke i afruar edhe promovimin në Europë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL