EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Tefik Osmanit, ka balotazh mes trajnerit të Kombëtares së femrave dhe ish-kampionit të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 16:02

EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Tefik Osmanit, ka balotazh mes trajnerit të Kombëtares së femrave dhe ish-kampionit të Vllaznisë

Vllaznia dhe Tefik Osmani kanë ndarë dje rrugët, pas përfundimit të kontratës. Kuqeblutë pritet të zyrtarizojnë drejtorin e ri sportiv, ndërsa fillon puna për sezonin e ardhshëm.

vllaznia

Siç mëson “Panorama Sport”, dy emra që kanë qarkulluar më shumë si zëvendësues të drejtorit Osmani janë Armir Grima dhe Uliks Kotrri. Sakaq, kanë nisur menjëherë edhe kërkimet për trajner, ku emrat në listë janë të shumtë dhe nga ajo që flitet, kërkohet një profil i lartë, në gjendje për të drejtuar një klub me pretendimet e Vllaznisë.

Armir Grima

Armir Grima

Uliks Kotrri

Uliks Kotrri

Gjithashtu, edhe ata që janë më të rëndësishmit në një ekip, futbollistët, pritet të kalojnë në “lupë”. Shumë prej tyre iu skadojnë marrëveshjet me klubin në fund të këtij muaji dhe patjetër performanca e tyre do të vlerësohet dhe analizohet në detaje. Në ditët e ardhshme do të vendoset nëse kontratat do të rinovohen, apo jo për edicionin e ardhshëm.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL