EKSKLUZIVE/ Tirana largon Milen pas dy javësh, vendos menjëherë për zëvendësuesin. Rikthehet ish-trajneri i Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 11:30

EKSKLUZIVE/ Tirana largon Milen pas dy javësh, vendos menjëherë për zëvendësuesin. Rikthehet ish-trajneri i Elbasanit

 

Tirana do të jetë me trajner të ri në vazhdim. “Panorama Sport mëson ekskluzivisht se klubi ka ndarë rrugët me Vangjel Milen, siç edhe ishte paralajmëruar dje.

bordin

Trajner i ri do të jetë Roberto Bordin. Ish-trajneri i Elbasanit do e ketë eksperiencën e dytë në Superiore, pas asaj me verdheblutë.

Rikujtojmë që Mile qëndroi në stolin e Tiranës për 55 ditë dhe drejtoi skuadrën vetëm për dy javë në kampionat. Ky vendim i klubit vjen si pasojë e humbjes 3 me 1 ndaj Vorës në Laç.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL