Postuar: Shkurt 17, 2025 | 23:55
EKSKLUZIVE/ Teuta shkarkon Bledar Devollin, presidenti Hasanbelliu: Trajner i ri do të jetë…
Bledar Devolli nuk është më trajner i Teutës. Lajmin e ka konfirmuar pak minuta më parë ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu.

Bledar Devolli
“Duke analizuar situatën, e mbyllëm këtu marrëveshjen me Devollin. E mora me shumë dëshirë si trajner, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Kisha pritshmëri të mëdha”, deklaroi presidenti i Teutës.
Për gazetën Hasanbelliu konfirmoi se trajner deri në fund të këtij kampionati do të jetë Bledar Hodo, ndërsa ndihmës të tij, përgatitësi i portierëve, Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik, Mark Dodaj.

Trajneri i ri i Teutës, Bledar Hodo
PANORAMASPORT.AL













