EKSKLUZIVE/ Probleme me pasaportën, sulmuesi i Partizanit humbet ndeshjen në Estoni
Vusal Isgandarli e ka humbur ndeshjen e parë të sezonit për Partizanin.
“Panorama Sport” mëson se azerbajxhanasi nuk ka udhëtuar bashkë me pjesën tjetër të grupit, për shkak të problemeve me pasaportën.
Klubi i Partizanit po mundohej prej kohësh ta rregullonte këtë problem, por asgjë nuk mund të bëhej. Pengesa për Isgandarlin vjen nga Azerbajxhani. Problemi i pasaportës lidhet me konfliktin e hapur mes Federatës Azerbajxhanase të Futbollit dhe Qeverisë së Azerbajxhanit për shkak se kjo e fundit i kërkon lojtarëve të kryejnë shërbimin ushtarak. Kjo është arsyeja pse nuk po i rinovojnë pasaportën.
Sulmuesi i afruar në qershor është i federuar në UEFA për turin e parë. Kështu kontributi i tij pritet një javë më vonë në Tiranë, kur të vendoset çështja e kualifikimit.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













