EKSKLUZIVE/ Pritej vetëm zyrtarizimi te Tirana, dështon transferimi i lojtarit! Në lojë futet… Serbia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2025 | 22:53

EKSKLUZIVE/ Pritej vetëm zyrtarizimi te Tirana, dështon transferimi i lojtarit! Në lojë futet… Serbia

Leon Krekoviç nuk do të veshë fanellën e Tiranës mëson “Panorama Sport”. Klubi dhe lojtari nuk arritën të gjejnë akordin financiar në fund, ndërsa ishin shumë pranë firmës.

Screenshot 2025-12-28 164133

Krekoviç është aktualisht pjesë e Posusje në Bosnjë. 25-vjeçari po shikon për një eksperiencë të re dhe pse ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.

Aktualisht bëhet fjalë për Backa Topolën, që synon shërbimet e tij në Serbi. Anësori i sulmit ka luajtur me moshat e Kroacisë dhe po ashtu Hajduk Splitin, ndërsa tashmë bardheblutë duhet të shikojnë për një tjetër element.

Tirana vijoi një revolucion, pasi largoi një pjesë dërrmuese të skuadrës. Prezantimet e të rinjve do të vijnë në vijim, për të qenë gati në pjesën e dytë të sezonit.

PANORAMASPORT.AL