EKSKLUZIVE/ Pëlqehet shumë nga trajneri Martini, firma mes mbrojtësit dhe Vllaznisë si formalitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2025 | 10:21

EKSKLUZIVE/ Pëlqehet shumë nga trajneri Martini, firma mes mbrojtësit dhe Vllaznisë si formalitet

Prej disa ditësh, emri i tij qarkullon në ambientin e klubit të Vllaznisë si një afrim i mundshëm. Fjala është për Aleksandër Kouros, mbrojtësin që pritet të jetë afrimi i radhës i kuqebluve.

kourus

Në fakt, këto zëra, që kanë dalë prej kohësh, mund të zyrtarizohen shumë shpejt. Kjo, pasi vetë 31-vjeçari që nga fillimi kësaj jave ndodhet në Shkodër dhe ky është një lajm i konfirmuar nga “Panorama Sport”, që vërteton praninë e mëngjarashit në kryeqendrën e veriut të vendit.

Sipas asaj çfarë mësohet edhe në burime pranë klubit, me ish-futbollistin edhe të Teutës në vendin tonë po diskutohen detajet financiare për të firmosur zyrtarisht kontratën. Kouros, pavarësisht se ka disa ditë në Shkodër, nuk ka dalë në stërvitje pa u zyrtarizuar dhe kopsitur marrëveshja.

Megjithatë, palët duken në rrugën e duhur dhe gjuha e bashkëpunimit pritet të gjendet shumë shpejt. Në sezonin 2024-25, 31-vjeçari ishte pjesë e Florianas në Maltë, teksa në vendin tonë, ai është aktivizuar me Teutën në edicionet 2019-20, 2020-21 dhe 2022-23. Një futbollist që njihet mirë nga ana e trajnerit Martini, i cili vlerëson i shumë cilësitë e tij. Në repartin e prapavijës mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë, por edhe si qendërmbrojtës.

PANORAMASPORT.AL