EKSKLUZIVE/ Partizani si Kombëtarja, largohet sërish nga “Arena e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2025 | 22:34

EKSKLUZIVE/ Partizani si Kombëtarja, largohet sërish nga “Arena e Demave”

Partizani do të zhvendoset në “Shtëpinë e Futbollit”, për seancat stërvitore nga sot. Të kuqtë preferojnë të shfrytëzojnë fushën me bar natyral në prag të ndeshjeve të Europës.partizaniKështu pas fazës përgatitore në Ohër, “demat” nuk do ta përdorin sërish “Arenën e Demave”. Stadiumi nuk ofron fushën me bar natyral, dhe për këtë klubi mendoi t’i ofrojë skuadrës kushtet më të mira.

Kujtojmë se Partizani la Ohrin të hënën. Më pas skuadra qëndroi pushim të martën dhe mërkurën.

Sfida me Kaljun është një javë larg. Sfida e parë do të luhet në transfertë, më 10 korrik ora 18:45. Takimi i kthimit merr jetë më 17 korrik ora 20:00 në “Air Albania”.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL