EKSKLUZIVE/ Partizani shet një tjetër kapiten, zbulohet klubi ku do të vazhdojë karrierën Tedi Cara. Ja sa do të përfitojnë të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2024 | 23:53

EKSKLUZIVE/ Partizani shet një tjetër kapiten, zbulohet klubi ku do të vazhdojë karrierën Tedi Cara. Ja sa do të përfitojnë të kuqtë

Partizani duket se do të ketë një ndryshim radikal në pjesën e dytë të sezonit. Lamtumirave të sigurta të Rrapajt e Hadrojt, i është shtuar së fundmi edhe ajo e Tedi Carës, kapitenit të të kuqve i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e klubit që nga janari.

cara

“Panorama Sport” ka mësuar se Partizani ka gjetur akordin me klubin i cili aktualisht mban vendin e dytë në kampionatin ukrainas të futbollit, Oleksandria. Klubi në fjalë aktualisht gjendet 5 pikë pas Dinamo Kiev që mban vendin e parë në renditje pas 17 javësh, ndërsa mban 5 pikë mbrapa Shakhtar Donjetck.

Negociatat me klubin ukrainas janë mbyllur dhe nga kjo marrëveshje, të kuqtë do të përfitojnë 230 mijë euro, me klauzola të tjera të vendosura në kontratë që mund të rritin këtë shifër në të ardhmen. Kësisoj, edhe futbollisti kavajas bëhet gati t’i japë lamtumirën të kuqve dhe të nisë një aventurë të re larg Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL