EKSKLUZIVE/ Një ekspert nga Superliga greke për mbrojtjen e Tiranës, bardheblutë pranë firmës me ish-in e Olimpiakos dhe Aris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 11:40

EKSKLUZIVE/ Një ekspert nga Superliga greke për mbrojtjen e Tiranës, bardheblutë pranë firmës me ish-in e Olimpiakos dhe Aris

Klubi i Tiranës ka bërë goditjen e radhës duke forcuar prapavijën me një futbollist ekspert që vjen nga futbolli grek. Bëhet fjalë për mbrojtësin Georgios Valerianos, i cili luan në krahun e majtë të prapavijës.

valerianos

Futbollisti 33-vjeçar është një lojtar me shumë eksperiencë që ka luajtur për shumë vite në nivelet më të larta të futbollit grek, me skuadra si Olimpiakos, OFI, Aris apo Ionikos, teksa ka provuar eksperienca edhe në Letoni dhe në Qipro gjatë karrierës së tij.

“Panorama Sport” mëson se bardheblutë kanë mbyllur bisedimet me të duke gjetur akordin, teksa do të bëjnë së shpejti edhe prezantimin e futbollistit i cili do të nisë punën me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL