EKSKLUZIVE/ Nisja e kampionatit në sezonin e ri, FSHF planifikon ndryshimin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2026 | 23:45

EKSKLUZIVE/ Nisja e kampionatit në sezonin e ri, FSHF planifikon ndryshimin e madh

Nisja e kampionatit të ri të futbollit shqiptar pritet të jetë më e vonshme se sa ishte planifi – kuar fi llimisht, duke krijuar një situatë të re në organizimin e klubeve dhe në gjithë kalendarin sportiv të sezonit të ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit fi llimisht kishte projektuar startin e sezonit më 16 gusht, një datë që do t’u jepte skuadrave një verë relativisht standarde për përgatitje dhe merkato.

SUPERIORE

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë hapur një skenar tjetër, sipas të cilit kampionati mund të shtyhet deri më 6 shtator. Ky opsion është futur në diskutim për shkak të ngarkesës së Kombëtares U-21, e cila pritet të marrë pjesë në ndeshje të rëndësishme të lidhura me ciklin olimpik.

3 JAVË – Një shtyrje me gati tre javë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë strukturën e sezonit. Klubet do të detyroheshin të rishikonin planet e tyre të përgatitjeve, duke zgjatur fazën përgatitore dhe duke modifi kuar programet e stërvitjes, grumbullimeve dhe ndeshjeve miqësore. Për disa skuadra kjo mund të jetë një mundësi për të përmirësuar gjendjen fi zike dhe për të integruar më mirë afrimet e reja, ndërsa për të tjera mund të sjellë lodhje psikologjike për shkak të një periudhe më të gjatë pa ndeshje zyrtare.

Nga ana tjetër, një start i vonuar i kampionatit ndikon edhe në ritmin e përgithshëm të sezonit, duke e shtyrë më tej përfundimin e tij dhe duke krijuar një kalendar më të ngjeshur në muajt e dimrit dhe pranverës. Kjo mund të sjellë edhe më shumë ngarkesë fi zike për lojtarët, sidomos për ekipet që janë të angazhuara në kompeticione europiane ose që kanë objektiva të larta në kampionat dhe Kupë.

FSHF ka zhvilluar tashmë konsultime me klubet e Superiores, duke marrë mendimet dhe sugjerimet e tyre për këtë çështje. Pavarësisht diskutimeve, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende dhe pritet të zyrtarizohet në qershor, menjëherë pas përfundimit të “Final 4”, që do të mbyllë sezonin aktual. Deri atëherë, të gjitha skenarët mbeten të hapur, por prirja kryesore duket se është drejt një nisjeje më të vonshme të kampionatit, një ndryshim që do të ndikojë jo vetëm klubet, por gjithë dinamikën e futbollit shqiptar për sezonin e ri.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL