EKSKLUZIVE/ Moriero në presion total, tri ndeshje për të shpëtuar stolin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2026 | 8:51

EKSKLUZIVE/ Moriero në presion total, tri ndeshje për të shpëtuar stolin e Flamurtarit

Në Vlorë projektohen lëvizje drastike! Trajneri Françekso Moriero është “në provë” dhe nuk është çudi që pas Artim Pollozhanit të jetë ai largimi i radhës. Nuk do të ketë vetë largime të lojtarëve, të cilat do të vijojnë edhe në ditët që do të vijnë, por “toka dridhet nën këmbë” edhe për stafin teknik.

morieroJanari do të jetë i “ethshëm” për Flamurtarin. Nuk keni parë gjë akoma…Rrezikon edhe trajneri italian! Fati i Moreieros do të vendoset deri në fund të këtij muaji.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se trajneri italian duhet të grumbullojë 9 pikë në tre ndeshjet e ardhshme. Numërimi mbrapsht fillon që nga ndeshja e së dielës me Bylisin që do të luhet në Vlorë. Fitorja kërkohet edhe me Tiranën me transfertë më 24 janar, si dhe me Vorën me 31 janar po në transfertë. Cka do të thotë se kërkohen tri pikët me rivalët direkt. Nëse trajneri Moriero nuk do ti kalojë me sukses “tri provat e zjarrit” rrezikon largimin. Por përveç kësaj, fati i trajnerit do të varet edhe nga drejtori i ri sportiv.

Nëse do të jetë Tefik Osmani, apo edhe ndonjë tjetër, kuptohet që do të ketë preferencat e tij dhe që nga ky moment, posti i Morieros është i lëkundur. Trajneri italian ka kundër edhe rezultatet. Që kur e mori Flamurtarin nuk arriti që të ndryshonte shumë. Aktualisht skuadra vijon të jetë në vend të parafundit me 15 pikë, 2 pikë larg Tiranës së vendit të fundit, si dhe 3 pikë më pas se Bylisi i vendit të tetë. Barazimi me Elbasanin duket se nuk shikohet si një pikë kthese nga drejtuesit e klubit të cilët tashmë kërkojnë pikët e plota në tre ndeshjet e radhës, duke nisur që nesër me Bylisin.

SITUATA – Flamurtari po zhvillon një merkato me “silenciator”. Nisur edhe nga mungesa e drejtorit sportiv, pavarësisht se frenat i ka marrë Alfred Ferko, deri më tani situata paraqitet e qetë por ndoshta në orët në vijim mund të ketë zhvillime. Gazeta mëson se është arritur akordi me një qendërmbrojtës nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë po këto burime theksojnë se nuk përjashtohen edhe largime të tjera të lojtarëve të grupit aktual në ditët në vijim.

E ndërsa i përfol për një largim të mundshëm për shkak se nuk do shfaqej në stërvitje duket se ka ndërruar mendje. E kemi fjalën për Sami Bouard i cili nga avioni zbriti në fushë në ndeshjen me Elbasanin. E ndërsa shokët e skuadrës nisën përgatitjet që në 3 janar, Bourard erdhi në Vlorë përpara ndeshjes me Elbasanin, duke qenë paska mbapa edhe me përgatitjet se pjesa tjetër e skuadrës. Duke qenë se skuadra ka mungesa për shkak të largimeve trajneri Moriero ka grumbulluar për t’i pasur të gatshëm apo edhe pse jo për t’i aktivizuar në formacion dy lojtarë që dikur “kishin humbur”. Bëhet fjalë për Hamza Ramani 23-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, si dhe 19 vjeçarin nigerian Magbisa. Nga akademia është grumbulluar edhe 18-vjeçari vlojat Hetem Lushaj.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL