Postuar: Janar 26, 2026 | 15:04
EKSKLUZIVE/ Mesfushori largohet pas dy vitesh nga Vlora, interesohen klube të Superiores dhe…
Valentino Murataj mbyll aventurën te Flamurtari pas dy vitesh qëndrimi në Vlorë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht lajmin, ndërsa palët janë ndarë me konsensus të plotë dhe në mënyrë miqësore, duke i dhënë duart njëri-tjetrit. Ish-kapiteni i Partizanit me një eksperiencë të madhe në kampinonatin shqiptar tashmë është i hapur për oferta të tjera për vijimin e karrierës së tij.
Sipas burime të gazetës, për Muratajn kanë shfaqur interes klube të Superiores dhe Superligës së Kosovës. Në orët në vijim futbollisti pritet të vendos për të ardhmen.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













