EKSKLUZIVE/ Goditja e madhe e Vllaznisë, lojtari më i vlerësuar i Superiores u bashkohet kuqebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2025 | 18:06

EKSKLUZIVE/ Goditja e madhe e Vllaznisë, lojtari më i vlerësuar i Superiores u bashkohet kuqebluve

Vllaznia ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme për sezonin e ri, duke afruar një nga futbollistët që kanë spikatur më shumë në sezonin e fundit në Superiore.

arsid kruja

“Panorama Sport” mëson se klubi kuqeblu ka gjetur akordin me mbrojtësin shkodran Arsid Kruja, i cili ka dhënë lamtumirën Teutës për t’u kthyer përsëri si pjesë e klubit nga radhët e të cilit ka dalë. Kruja ka spikatur në këtë vit me Teutën duke qenë lojtari më i vlerësuar i kampionatit tonë sipas “Sofascore”, me notën e përgjithshme 7,5 për të gjithë sezonin që lamë pas.

Kruja ka luajtur me ekipin e parë të Vllaznisë në vitet 2012-2014, 2016-2018 dhe 2019-2023, teksa kjo për 31-vjeçarin është etapa e katërt me kuqeblutë. Në Superiore ai ka luajtur edhe me fanellën e skuadrave të Flamurtarit, Laçit dhe Teutës.

PANORAMASPORT.AL