Postuar: Tetor 8, 2025 | 13:11
EKSKLUZIVE/ Flamurtari nuk humb kohë, firmos menjëherë me trajnerin e ri. Vjen direkt nga Italia
Françesko Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit. Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht nga burime pranë klubit vlonjat.

56-vjeçari rikthehet në Shqipëri teksa merr drejtimin e një tjetër klubi të Superiores. Ai drejtoi vjet Laçin i cili u rrëzua nga kategoria dhe tashmë vjen te Flamurtari me synimin kryesor qëndrimin në elitë, pse jo synimin e titujve.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













