EKSKLUZIVE/ “Ethet” e merkatos, ja kush e trazon Partizanin! Nigerian Sodiq: Do të kthehem, e vërteta ime me të kuqtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2025 | 23:59

EKSKLUZIVE/ “Ethet” e merkatos, ja kush e trazon Partizanin! Nigerian Sodiq: Do të kthehem, e vërteta ime me të kuqtë…

Partizani mbetet në merkato. Deri më tani të kuqtë kanë arritur të mbyllin me sukses afrimet e katër lojtarëve: Podstrelov, Guxhufi, Çipi dhe Eleke.ismail-sodiqMe ardhjen e tyre është rritur popullimi në mbrojtje dhe është plotësuar sulmi pas largimeve të Carës dhe Mba. Sa i përket gjendjes së tyre, Podstrelov dhe Guxhufi kanë luajtur më shumë minuta dhe janë të gatshëm për të kontribuar. Ndryshe duket se është situata me Eleke dhe Çipin, që kanë ardhur më vonë dhe ende nuk kanë debutuar. Eleke nuk luan ndeshje prej gjashtë muajsh dhe do të kërkojë kohë.

NIGERIANI – Sakaq, Ismail Sodik do të kthehet në Nigeri. Mbrojtësi ndodhet në Shqipëri prej një muaji, kur erdhi si një përforcim i madh i Partizanit, por pasi u stërvit 3-4 ditë, refuzoi të zbriste në fushë. Sodiq ka kërkuar me këmbëngulje se kërkon të largohet nga Partizani, por klubi ka kthyer vazhdimisht përgjigje negative. Kur kanë mbetur edhe vetëm katër ditë nga mbyllja e merkatos, mësohet se lojtari do të kthehet në Nigeri dhe transferimi do të anulohet. Në ambientin përreth klubit është përfolur prej disa ditësh se mbrojtësi nuk ka kaluar testet mjekësore, por deri në momentin kur klubi i Partizanit nuk ka njoftuar diçka në formë publike apo zyrtare, gjithçka mbetet e dyshimtë. Vetë lojtari, në një prononcim për gazetën, i mohon kategorikisht lajmet dhe thashethemet.

“Do të kthehem në Nigeri. Dy klubet nuk u dakordësuan për transferimin. Sa i përket lajmeve të dështimit të vizitave mjekësore, janë gënjeshtra. Unë jam në gjendje perfekte shëndetësore. Thjesht nuk e shoh veten time si pjesë e këtij klubi dhe nuk dua të luaj për Partizanin. Kjo është e gjitha”, u shpreh Sodiq.

E paprecedentë është sesi një lojtar mbahet një muaj në klub dhe katër ditë nga mbyllja e merkatos largohet në mënyrë enigmatike.

ALTERNATIVAT – Si mbrojtës i djathtë deri më tani po luan Janjeva, i cili është mbrojtës qendre sa i përket rolit të tij natyral. Osmanllari, që luan si i djathtë, duket sikur nuk është aspak në llogaritë e trajnerit në këtë moment. Madje në intervistën pas ndeshjes ai e injoroi Osmanllarin kur u shpreh se Janjeva është adoptuar si i djathtë në një situatë kur në këtë rol nuk ka asnjë lojtar natyral. “Pozicioni natyral i tij (Janjevës) është qendërmbrojtës. Pas largimit të Hadrojt nuk është se kemi zgjidhje natyrale të atij pozicioni”, shprehej trajneri.

DITËT E FUNDIT – Përveçse do të duhet të gjejë një mbrojtës të djathtë, Partizani në ditët e mbetura do të përpiqet me sa mundet të gjejë një mesfushor të nivelit të lartë. Pas ikjes së Rrapajt në këtë repart ka shumë boshllëqe dhe afrimi i një lojtari të nivelit të lartë duket si detyra më e madhe e këtyre 4 ditëve. Në fakt ky rol ka qenë në emergjencë prej javësh, por te Partizani ashtu si thuajse gjithnjë, e kanë lënë për ditët e fundit, kur edhe opsionet janë të pakta.

55

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL