EKSKLUZIVE/ Egnatia bëhet e frikshme, ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe një brazilian bashkohen me kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2025 | 19:03

EKSKLUZIVE/ Egnatia bëhet e frikshme, ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe një brazilian bashkohen me kampionët

Kampionët e Egnatias vijojnë me përforcimet në merkato, teksa ditën e sotme, skuadrës së Edlir Tetovës, i janë bashkuar në stërvitje, ish-sulmuesi i Vllaznisë, Ildi Gruda, si një futbollist brazilian i quajtur Xheferson. 

egnatia

Të dy këto afrime, janë vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik, në kuadër të përgatitjeve, për duelet e raundit të parë të Champions League.  

Për sa i përket Grudës, sulmuesi 25-vjeçar, gjatë karrierës së tij ka fituar 4 trofe, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, Teutës, Shënkollit dhe skuadrës mateze të Valetës. 

Në total gruda është aktivizuar 149 ndeshje në Superiore ku ka realizuar 19 gola dhe 29 në Kupën e Shqipërisë ku ka shënuar 6 herë.  

PANORAMASPORT.AL