Postuar: Mars 21, 2026 | 20:06
EKSKLUZIVE/ E paprecedentë! Idrizi përjashton kapitenin Trashi nga Flamurtari, akuza e rëndë: Shkaktoi me dashje penalltinë
Presidenti Sinan Idrizi përjashton përgjithmonë nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi, për veprim me dashje të shkaktimit të penalltisë në ndeshjen e sotme mes Bylisit dhe Flamurtarit.

“Panorama Sport” mëson se vendimi erdhi pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”, menjëherë pas mbërritjes në Vlorë.
“Flota Kuqezi” dhe tifozët akuzojnë Trashin për shitje të ndeshjes.
LEXO EDHE:
“Kumarxhiu Trashi”, komunikata e bujshme pas përjashtimit nga Flamurtari: Njeri i shitur, larg dallaveraxhinjtë
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













