EKSKLUZIVE/ “Dridhet” stoli i Tiranës, në skenë del emri i trajnerit që shpalli kampion bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 0:00

EKSKLUZIVE/ “Dridhet” stoli i Tiranës, në skenë del emri i trajnerit që shpalli kampion bardheblutë

Humbja në derbin ndaj Partizanit me rezultatin 2 me 0, ka tronditur pozitat e stolit të Tiranës, teksa po mendohet një largim i mundshëm i trajnerit Ardijan Nuhiju, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë emri i Orges Shehit, si një nga kandidatët potencialë, për të zëvendësuar Nuhijun në rast “divorci”.

Ardian-Nuhiju

48-vjeçari durrsak, momentalisht është pa skuadër, teksa ditën e djeshme, ishte i pranishëm në tribunën qendrore të “Air Albanias”, ku ndoqi nga afër derbin mes Partizanit dhe Tiranës.

Vlen të theksohet fakti se Shehi është një njohje e rëndësishme e bardhebluve, teksa në sezonin 2021/22 shpalli kampion Tiranën, ndërkohë që në sezonin 2022/23 arriti të fitonte edhe Superkupën, duke korrur kështu dy suksese të rëndësishme me klubin më të titullar në vend.

PANORAMASPORT.AL