EKSKLUZIVE/ Dinamo arrin akordin me një portier, pritet prezantimi i gardianit që luan në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 10:26

EKSKLUZIVE/ Dinamo arrin akordin me një portier, pritet prezantimi i gardianit që luan në Itali

Bluve pritet t’u bashkohet edhe një tjetër portier. Ai është 20-vjeçari shkodran Tomas Kiri, i cili së fundi ka luajtur në futbollin inferior italian, me ekipin e Riçones.kiriKiri më parë ka qenë pjesë e Kastriotit dhe Tiranës në futbollin shqiptar, ndërkohë që është grumbulluar vazhdimisht nga kombëtaret e moshave, deri te Shqipëria U-19. Ai vjen si një përforcim për portën dhe duke parë moshën e re mund të jetë një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Duke u stërvitur me mjeshtrin Ilir Bozhiqi, trajnerin e portierëve të Kombëtares shqiptare, 20-vjeçari do të ketë mundësi ta rritë nivelin e tij. Dëmtimi i Edmir Salit duket se ka vënë në lëvizje klubin kryeqytetas për të gjetur një alternativë për sektorin e portës dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes me Kirin.

Në ndeshjet që ka munguar Sali, portën e Dinamos e ka mbrojtur Teqja, ndërsa në stol ka qenë i riu Guçi. Me ardhjen e Kirit shtohen altertnativa.

PANORAMASPORT.AL