EKSKLUZIVE/ Derbi me Tiranën, Partizani vendos për stadiumin ku do presë bardheblutë
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi axhendën për katër javët e ardhshme. Ndeshja më interesante është Partizani-Tirana. Do të jetë e premte, më datë 3 tetor ora 19:00, dita kur merr jetë sfida më emocionuese përgjatë kampionatit.

“Panorama Sport” mëson se Partizani do e presë këtë takim në stadiumin “Air Albania”, ndryshe nga hera e fundit që u luajt në “Arena e Demave”.
Të kuqtë nuk e fitojnë një derbi prej prillit të vitit 2024. Nga atëherë janë luajtur katër ku tre u ndanë në barazim. Sfida e fundit është ajo që dhemb më tepër, pasi të kuqtë e humbën me rezultatin 3- 0. Tirana fitoi pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, ndërsa Partizani rrezikoi pjesëmarrjen në Europë.
Dhe pse “demat” kanë vendosur diktatin e tyre në derbi që prej rikthimit në Superiore, një fitore me tre gola diferencë mungon prej vitit 2008. Të kuqtë fitonin asokohe me rezultatin 1-4.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













