EKSKLUZIVE/ Besa “peshkon” në Superiore, sulmuesi që largoi Tirana dhe një tjetër nga elita pranë zyrtarizimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2026 | 23:47

EKSKLUZIVE/ Besa “peshkon” në Superiore, sulmuesi që largoi Tirana dhe një tjetër nga elita pranë zyrtarizimit

Besa kërkon që të rikthehet në Superiore, ndërsa aktualisht bën pjesë në zonën “play off” të Kategorisë së Parë. Për këtë kavajasit po lëvizin, që të përforcojnë ekipin e Gugash Maganit me elementë nga elita e futbollit shqiptar.

gjumsi

“Panorama Sport” mëson se Besa është pranë zyrtarizimit të dy sulmuesve, që ishin pjesë e Superiores në pjesën e parë të sezonit. I pari, pikërisht Aldi Gjumsi që e mbylli te Tirana. Emri tjetër vjen nga Teuta dhe bëhet fjalë për Xhoel.

Ekipi i Gugash Maganit kaloi një fillim mjaft të vështirë, duke u shfaqur në luftë për mbijetesë. Tashmë që gjërat kanë ndryshuar, kavajasit pritet të shtojnë elementet cilësorë.

ILDI MEROLLI-PANORAMASPORT.AL