Postuar: Qershor 18, 2025 | 9:44
Ekipi nga Kosova rival i mundshëm, me kë mund të përballet Vllaznia nëse kualifikohet në turin e dytë në Ligën e Konferencës
Vllaznia, ditën e djeshme mësoi kundërshtarin që do të ketë në turin e parë të Ligës së Konferencës.
BFC Daugavpils nga Letonia është një kundërshtar absolutisht i kalueshëm për shkodranët, por që nuk nënvlerësohet aspak duke pasur parasysh eksperiencat jo pozitive në sezonet e shkuara me skuadra si Valur apo Lindfield. Dueli i parë mes dy skuadrave do të luhet në Shkodër në datën 10 korrik, e ai i kthimit vetëm pas një jave në Letoni.
Në rast se kuqeblutë kalojnë në turin e dytë në Ligën e Konferencës mund të përballen edhe me Malishevën nëse këta të fundit mposhtin Vikingurin. Një kandidat i mundshëm është edhe Vaduz.

Vllaznia mund të përballet me një nga ekipet me bold në turin e dytë
PANORAMASPORTL













