Egnatia zyrtarizon vendimin e klubit për Tetovën: Maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2026 | 11:57

Egnatia zyrtarizon vendimin e klubit për Tetovën: Maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat

Klubi i Egnatias, nëpërmjet një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar vendimin për largimin e trajnerit Edlir Tetova nga drejtimi i skuadrës në fund të këtij sezoni.

tetova

Klubi bëri të ditur se është pranuar kërkesa për dorëheqje e trajnerit, por ai do të qëndronte në detyrë derisa të mbyllej ky sezon.

NJOFTIMI I EGNATIAS

Klubi i Futbollit Egnatia njofton se trajneri Edlir Tetova ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i ekipit.

Kjo dorëheqje është pranuar nga Presidenti i klubit, z. Demrozi.

Palët kanë rënë dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë deri në fundin e sezonit.

Të bashkuar dhe të fokusuar, ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat.

“Së bashku në çdo hap, deri në objektivin final.”

sfddsffdssfdsfd

PANORAMASPORT.AL