Egnatia pa frena në merkato, pas lojtarit të Flamengos transferon edhe nga Greqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2025 | 22:44

Egnatia pa frena në merkato, pas lojtarit të Flamengos transferon edhe nga Greqia

Egnatia po punon për sezonin e ri ku aventura sërish do të nisë nga Liga e Kampioneve. Skuadra e Edlir Tetovës po plotësohet me elementë, që shtojnë konkurrencën në grup.

Screenshot 2025-06-15 094350

Emri i radhës që del në skenë është i Anio Poçit. Pasi “Panorama Sport” mësoi se Ze Uelinton i bashkohet skuadrës për linjën e djathtë nga Flamengo, një tjetër mbrojtës do të jetë në dispozicion të Tetovës.

Poçi është 26 vjeç dhe do luan në qendrën e mbrojtjes. Për herë të fundit luajti me Panionios në ligën e dytë greke. Për të do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri, pasi më parë ka luajtur edhe në Qipro.

Screenshot 2025-06-15 094413

PANORAMASPORT.AL