E pabesueshme, Italia drejt Botërorit: Ka traditë për të justifikuar përfshirjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 23:00

E pabesueshme, Italia drejt Botërorit: Ka traditë për të justifikuar përfshirjen

Italia mund të bëhet pjesë e Botërorit. Ky është skenari i pabesueshëm që po raportohet së fundmi, ndërsa Irani mund të tërhiqet.

Screenshot 2026-04-23 083625

Paolo Zampoli, ndryshe i dërguari i presidentit Donald Trump në Itali, paraqiti propozimin për të zëvendësuar dy përfaqësueset. Zampoli njihet edhe si shok i Trump prej shumë vitesh, ndërsa si justifikim përmendi katër Botërorët e fituar nga axurrët.

“Konfirmoj se u kam sugjeruar Trumpit dhe Infantinos, që Italia të zëvendësojë Iranin në Botëror. Unë jam italian me origjinë dhe do të ishte ëndërr që të shikoja axurrët në një turne të organizuar nga SHBA. Me katër trofe, ata kanë traditën për të justifikuar përfshirjen e tyre”, u shpreh Zampoli për “Financial Times”.

Diçka që dukej e pamundur, mund të bëhet realitet. Kujtojmë se Italia u eliminua në finalen e “play off” nga Bosnja, ndërsa vazhdon të ëndërrojë pjesëmarrjen në Botëror.

PANORAMASPORT.AL