“E nisa te Tirana, nuk e mohoj asnjëherë”, Kërnaja tregon lidhjen me bardheblutë: Problemet duhet të zgjidhen
Oltijon Kërnaja është shfaqur në një “podcast” ku ka zbuluar lidhjen e tij me Tiranën. Trajneri i Partizanit tregoi për “TopCast” hapat e parë në futboll, dhe po ashtu çfarë nuk shkon aktualisht me bardheblutë.

“Atëherë unë kam luajtur te të gjitha moshat e Tiranës, të them të drejtën. Pastaj kam kaluar një sezon në Gjirokastër me Luftëtarin në Kategorinë e Parë, një sezon në Apoloninë e Fierit dhe në moshën 22-vjeçare jam detyruar ta lë”, u shpreh fillimisht Kërnaja.
E keni nisur tek Akademia e Tiranës?
Po. Duke qenë se në Tiranë në ato vite, vitet 2000 në vitet 2000-2002 deri në 2006-2007, kanë qenë të ndarë me zona. Dhe aty ku unë banoj te “Harry Fultz”, Tirana ka pasur fushat e saj. Në Tiranë ndaheshin. Lapraka dhe Kombinati të Partizanit, “Harry Fultz” dhe “Ali Demi” të Tiranës. Pjesa tjetër te Komuna e Parisit të Dinamos. Kështu ndaheshin fëmijët, nga shkolla dhe vendi, fati ka qenë që kam qenë aty.
Në fillim thatë nuk kishit qejf ta përmendnit Tiranën?
Jo, jo, jo. Nuk e kam mohuar asnjëherë. Unë trajner i Partizanit jam, me fat që jam trajner i Partizanit. Të them të drejtën. Ndoshta dhe ajo pyetja juaj e parë se si trajneri më i komentuar është thjesht që jam te Partizani. Nëse do isha diku në një ekip tjetër, nuk do isha kaq i komentuar dhe kaq në fokus. Por fati i madh që jam trajner i Partizanit.
Si e shihni Tiranën këtë sezon?
Unë e shoh në një situatë shumë të vështirë. Jo tani, besoj kur kemi qenë në studio tjetër para dy vitesh kemi debatuar bashkë për të njëjtën gjë. Për situatën e Tiranës, kam thënë që është e përsëritur. Kemi debatuar për punën e Tiranës, në momentin që Tirana luante një ndeshje në Korçë, ndeshje në Vlorë, që nuk kishte stadium. Dhe ju kam thënë që janë probleme që duhet të zgjidhen njëherë e mirë. Nuk është shpëtim që Tirana të dalë një vit në vend të tetë, të shpëtojë në “play off”, vitin tjetër prapë në vend tetë, të shpëtojë në “play off”. Ky “play out”, do biesh poshtë një vit tjetër. Për shembull, në qoftë se kthehemi para disa viteve, Tirana një vit më përpara ishte në “play out”, pastaj ra direkt. E njëjta gjë i ndodhi edhe Vllaznisë, ndeshje të fundit shpëtoi me Tiranën, ndërsa vitin tjetër pasardhës ra nga kategoria. ështu që janë gabime që duhet të rregullohen, t’i shohësh ku janë. Nuk mund të ndërrosh 20 lojtarë në dy faza, gjashtë trajnerë, shtatë stafe. Shumë e rëndë.
PANORAMASPORT.AL













