E mbylli në Rumani, Partizani është gati t’a rikthejë sulmuesin që fitoi titullin kampion në 2023-in
Partizanit i duhen edhe sulmues dhe Xhuliano Skuka duket se është i preferuari i drejtuesve. Të dyja palët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën që nga koha kur bashkëpunonin.

Poli Iasi ra nga kategoria në Rumani dhe Skuka ka mbyllur kontratën, duke dalë lojtar i lirë. Pas disa eksperiencave të vështira në Europë, dibrani është në kërkim të një mundësie për t’u ringritur në nivelet e dikurshme.
Në Rumani ai dha disa sinjale mjaft të mira, duke krijuar idenë se mund të kthehet në nivelet e para 2-3 viteve. Duke parë se edhe presidenti Demi ka një përshtypje pozitive për të, janë të mëdha shanset që sulmuesi 26- vjeçar të rikthehet në klubin, që dy vite e gjysmë më parë e shiti për plot 1.4 milionë euro te Metzi në Francë. Për Skukën ka interes edhe nga ekipe të tjera të Superiores, por nëse ai vendos të kthehet, Partizani mbetet opsioni numër “1”.
PANORAMASPORT.AL













