E la projektin në mes, Mançini: Italia ka fituar më shumë se Gjermania
Roberto Mançini mes dy zjarresh. Ka shumë që e shohin në krye të kombëtares italiane, por po kaq e shohin si të papërshtatshëm. Arsyeja dihet, braktisja e skuadrës dhe largimi për në Katar, duke e lënë skuadrën dhe projektin në mes të rrugës.

Aq më shumë që ai tashmë ka një kundërshtar shumë të fortë, kandidatin me potencial për tu bërë president i federatës, i cili ka edhe eskluzivitetin e zgjdhjes së trajnerit të skuadrës përfaqësuese. I pyetur nëse ai mund të jetë trajneri i ardhshëm dhe çfarë mendon për Malago si një president i mundshëm federal, ai përgjigjet, “pyetja tjetër”.
Për gjithçka tjetër, megjithatë, Roberto Mançini, i cili sapo ka mbërritur nga Katari për ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Koverçiano si pjesë e çmimit “Inside the Sport 2026”, sigurisht që nuk përmbahet dhe për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe thotë.
“Ka raste kur gjërat shkojnë mirë dhe të gjithë jemi të lumtur, të tjerat janë kujtime të vështira por kjo është pjesë e sportit. Ne mund të fitojmë ose dhe mund të humbasim. Ndonjëherë ndodhin gjëra të pabesueshme, ky është futbolli. Megjithatë, Italia ka fituar më shumë se Gjermania vitet e fundit. Ne duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë. Kombëtarja jonë do të ketë lojtarë të mirë për t’u rikthyer në këmbë. I riu që më bëri më shumë përshtypje është Palestra. Cancellieri gjithashtu ka cilësi të shkëlqyera, flitet pak për të.”
Dhe pastaj një shaka për të ardhmen e tij. “Nëse do të marr ndonjë telefonatë? Më duhet ta përfundoj sezonin me Al Sadd, ndonjëherë bie telefoni. Fëmijët e mi, për shembull, gjithmonë më thërrasin”. Së fundi, për Interin, një klub me të cilin ai është veçanërisht i lidhur: “Kivu ishte i mirë, Interi ka qenë një ekip shumë i fortë për disa kohë. Ishte një luftë e mirë me Napolin, pashë një kampionat të mirë” – ka përfunduar Mançini.
PANORAMASPORT.AL













