E KRYER/ Partizani “pa frena” në merkato, arrin akordin me ish-in e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2026 | 23:55

E KRYER/ Partizani “pa frena” në merkato, arrin akordin me ish-in e Teutës

Partizani nuk ka të ndalur në këto ditë të fundit të merkatos së dimri. Pas Laorent Shabanit, “demat” kanë arritur akordin edhe me ish-futbollistin e Teutës, David Fadairo.

fadairo

25-vjeçari, u aktivizua 19 ndeshje në kampionat me durrsakët dhe 1 në Kupë, teksa regjistroi në total 4 asiste. Më afrimin e Fadairos, të kuqtë, kanë blinduar krahët e sulmit.

Vlen të theksohet fakti se futbollisti u “divorcua” zyrtarisht ditën e sotme me Teutën, teksa në ditët në vijim pritet të vijë zyrtarizimi me ekipin e ri.

PANORAMASPORT.AL