Postuar: Maj 29, 2026 | 22:28
E KRYER/ Eksperienca e parë në Itali, klubi i Seria A gjen menjëherë pasuesin për stolin
Domeniko Tedesko është pranë firmës me Bolonjën. Klubi i Seria A nuk ka humbur aspak kohë pasi Vinçenzo Italiano vendosi të largohet, ndërsa pasuesi i tij në stol do të jetë trajneri që ishte për herë të fundit pjesë e Fenerbahçes.

Trajneri italo-gjerman do e kishte eksperiencën e parë në vendin ku ka lindur. 40-vjeçari drejtonte po ashtu në Gjermani, Rusi dhe përfaqësuesen e Belgjikës.
Te Bolonja besojnë për Tedeskon. Interesant është fakti i ndryshimeve të shumta me trajnerët në Itali, fill pas mbarimit të sezonit.
PANORAMASPORT.AL













