E konfirmon Egnatia, presidenti Demrozi dhe drejtori udhëtojnë drejt Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2025 | 20:52

E konfirmon Egnatia, presidenti Demrozi dhe drejtori udhëtojnë drejt Zvicrës

Egnatia do të njihet nesër me kundërshtarin në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Klubi kampion ka konfirmuar se presidenti Demrozi dhe drejtori sportiv Klejdi Zenelaj do të jenë të pranishëm nesër përgjatë shortit.

Screenshot 2025-06-16 205023

Në Nion të Zvicrës, Egnatia mëson fatin e saj. Dhe pse ndodhet në vazon e skuadrave jofavorite, besimi për kalimin e turit është i madh.

Ndeshjet e turit të parë kualifikues do të luhen ndërkohë më 8, 9 korrik dhe 15 apo 16 korrik ndeshja e kthimit. Rruga drejt grupeve do të shtrohej, nëse Egnatia kalon në raundin e dytë kualifikues të Champions.

Ky është sezoni i dytë radhazi, që Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions. Edicioni i kaluar ka mbetur si peng, pasi vetëm penalltitë ndalën rrogozhinasit ndaj Borac Banja Luka.

PANORAMASPORT.AL