E BUJSHME/ Tirana pa “frena” në merkato, “prenoton” ish-mbrojtësin e Atalantës që ka shënuar 23 gola
Tirana duket se i ka këputur “frenat” në këtë merkato janari. Anton Kresiç pritet të jetë afrimi i radhës te bardheblutë e kryeqytetit.

“Rubrika Sportive” bën me dije, se mbrojtësi kroat, do të huazohet nga rumunët e Kluzhit, deri në fund të sezonit, për të “blinduar” prapavijën bardheblu. 29-vjeçari ka një CV tepër të pasur dhe është një produkt i akademisë së Atalanës.

Kresiç gjatë karrierës së tij, është aktivizuar 54 ndeshje me Rijekën në elitën e futbollit kroat, 54 ndeshje me italianët e Padovës, 47 me Atalantën U19, 44 me rumunët e Kluzh, 25 me Avolinon, 12 me Karpin, 11 me Trapanin, 10 me Kremonezen dhe 5 me Goricën.
Në total 29-vjeçari numëron 232 paraqitje, 23 gola dhe 8 asist. Statistika të kënaqshme këto për një mbrojtës.
PANORAMASPORT.AL













