E BUJSHME/ Përhapet Final Four? Një nga pesë ligat më të forta në Europë planifikon formatin e ri me një ndryshim
Franca po planifikon ndryshim të bujshëm për shpalljen e ekipit kampion. Bëhet fjalë për një fazë “play-off”, që do të zhvillohej pas përfundimit të kampionatit të rregullt.

Katër vendet e para do të luftonin për titullin kampion në një nga pesë ligat më të forta të Europës. “L’Equpe” ka raportuar për reformën e madhe që mund të pësojë futbolli francez.
Mesa duket bëhet fjalë për një Final Four. Vetëm një ndryshim nga Shqipëria është se nuk do të ketë short, por vendi i parë do të sfidojë të katërtin dhe ai i dytë do të përballet me të tretin.
PSG ka dominuar në elitë nga sezoni 2012/13 duke fituar 11 tituj kampionë nga 13 të mundshme. Kështu parizienët nuk do të ishin të sigurt për fitimin e trofeut më të rëndësishëm në Francë, disa javë para fundit siç ka ndodhur për disa sezone.
Aktualisht Final Four, një skemë e njohur në basketboll, praktikohet vetëm në futbollin shqiptar. Prej dy sezonesh, ky format është njohur me Egnatian si fituese të titullit duke mos pasur surpriza nga renditja e kampionatit.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













